Në një pritje të diplomatëve për festat e fundvitit, kryeministri Edi
Rama u shpreh se Shqipëria po punon pa reshtur për paqen kolektive dhe
se është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Rama pohoi ndër të tjera se drejtësia në vend është e korruptuar dhe se, "në Shqipëri s'ka drejtësi, pasi korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë":
"Jemi të vetëdijshëm se pa çuar tërmetin nën këmbët e drejtësisë s'do mund të hedhim themelet e shtetit demokratik që dita ditës po përpiqemi të ndërtojmë”, tha Rama.
Kryeministri nuk la pa nënvizuar edhe synimin e qeverisë së tij për shtetndërtimin e Shqipërisë para se të aderojë në familjen e përbashkët europiane. Në këtë drejtim ai e vuri theksin tek nevoja për ndryshimin e sistemit të drejtësisë, si një nga themelet kryesore të çdo shteti.
"90% e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Mbi 80 % janë ata që pohojnë me plot gojën se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërkohë që këtu në sallë jemi 100% dakord që në Shqipëri as drejtësi nuk ka dhe nga ana tjetër, korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë.
Prandaj jam dhe besoj jemi të gjithë të vetëdijshëm, se pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave nën këmbët e sistemit të drejtësisë, nuk do të garantojmë dot, themelet e ngrehinës moderne të shtetit demokratik që po përpiqemi dita-ditës të ndërtojmë, të cilat pa këtë reformë do të mbeteshin kështjella rëre që dallga e parë e rrëmbyer, i kthen në hiç", u shpreh Rama.
Kryeministri, në fjalën e tij tha se, vendi ynë nuk përkulet nga referencat dhe përkatësitë evropiane. Rama vlerësoi si një tjetër faktor të rëndësishëm interesin e shprehur në vitet e fundit nga Kina në Ballkan.
"Kina e mundësive, na hapi derën e bashkëpunimit për shumë projekte", tha kryeministri duke theksuar edhe kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit.

No comments:
Post a Comment