Calendar Economic

Real Time Economic Calendar provided by Investing.com.

Thursday, August 13, 2015

Forcë e Vullnetit Njerëzor


Ky Film është një himn për Ç’do njeri, që nga momenti që lind e ka brënda vetes këtë forcë. Por varet nga ai, se sa do ta kultivojë dhe stërvisë gjatë jetës së tij. Në filozofinë lindore, vështirësitë e jetës konsiderohen si prova që na vë jeta që të luftojme dhe të behemi më të fortë. Që ta arrijmë na nevojitet arma e Vullnetit. Tek e fundit të gjithë njerëzit e mëdhenj, artista, politikanë, të gjithë ata që hapën rrugë të reja në botë e përdorën së shumti këtë forcë që të tejkalonin pengesat e përtesës që na vë përballë zakonisht mjedisi.
Është pikërisht kjo aftësi që i bën të ndryshojnë njerëzit nga njëri tjetri. Prandaj dhe s’ekziston diçka që të jetë njësojë e vështirë për të gjithë. Secili ka kufijtë e tij të përdorimit të këtij Vullneti. Sigurisht që sa më i lartë të jetë kufiri aq më e madhe është forca.
Jezusi thshte se Njeriu mund të lëvizë edhe mallet pot ë dojë. Nëqoftëse shikojmë përreth do të mund të gjejmë shëmbuj të përditshëm të heroizmit dhe forcës. Shikojmë njerëz pa duar që vizatojnë. Të tjerë me aftësi të kufizuara trupore dallojnë në sportë dhe në të tjerë sektorë të qytetërimeve.
Kjo në lashtësi transmetohej nëpërmjet miteve, të cilët jepnin arketipe heroike. Herkuli, Thiseu, Jasoni për shembull, përveç virtyteve të tjera që kishin më i rëndësishmi ishte Vullneti. Tek ata nuk gjejmë dyshimin që bën pjesë e nivelit rracional.
Zakonisht ai që i caktonë kufijtë brënda nesh është vetë truri. Mëndja ka aftësinë të paraqesë një kodër të vogël si një mal gjigand e të pakalueshëm. Gjithashtu është e rëndësishme që dikush të mundë e ta kontrollojë mëndjen e tij dhe të mos e lejojë mëndjen e tij të hidhet sa nga njëra degë e sa nga tjetra.
Në Indi e krahasojnë mëndjen me një majmunë që i pëlqen që të ngjitet nga pema në pemë. Pra i pëlqejnë ndryshimet, nuk i pëlqejnë idetë e qëndrueshme. Në kohën tonë, në epokën e informacionit dhe jo të dijes, në epokën e mendimit dhe jo të arsyes, në epokën e ndryshimit të shpejtë të ikonave ky “majmunë” duhet të jetë mjaft i kënaqur. Zakonisht i vetmi që humbet është vetë njeriu që për këtë arsye mund të çorjentohet kolaj dhe si rrjedhojë të udhëhiqet në mënyrë të keqe.
Kur mëndja del jashtë kontrolli atëhere mund të shfaqen psikoza dhe sëmundje siç është skizofrenia. Në film protagonisti zbulon mënyrë dhe gjenë fuqinë për të bërë një luftë brëndësore. Për shkak se ishte një gjeni në matematikë, sbuon në mënyrë graduale se vuan nga skizofrenia. Edhe pse është shumë i zgjuar, sit ë luftojë vetë mëndjen e tij që i tregon gjëra të vërteta që nuk ekzistojnë? Njerëz të cilët ka vite që i njeh, me të cilët u rrit, stidjoi, u argëtua dhe të cilët janë thjesht krijime të fantazizë së tij.
Sa e lehtë është që ta pranojë një njeri këtë? Më e thjeshta dhe më pak dhimbëshme është që sajojë një histori arratie nga ata që kërkojnë që të shkatërrojnë këtë realitet gënjeshtar. Domethën të zhytet gjithmonë e më shumë në çmendurinë e vet.
Por në një çast i vjen një frymëzim. Kuptonë llogjikisht se njerëzit e fantazisë së tij nuk rriten. Edhe pse ka vite që i njeh ata kanë mbetur njësoj sikur ditën e parë që i pa.
Fakti që koha nuk kishte asnjë lloji ndikimi mbi ta e udhëhoqi drejt zbulimit të së vërtetës dhe tek gjetja e mënyrës për ti luftuar. Por tjetër gjë është të shikosh se ke një të metë dhe një gjë krejt tjetër është ta luftoshë atë.
Sa më shumë që përpiqesh ta luftosh atë ajo aq më shumë egërsohet! Kështu protagonist mendonë një zgjidhje për këtë problem. Përpiqet që mos ti luftojë më këto skeptomorfoza, por thjesht ti neglizhojë. Ato kanë lindur dhe nuk ekziston asnjë formë për ti vrarë, duhet që me kalimin e kohës ti lësh deri sa të shpërbëhen vetë. Nuk merret më me to, por i merr me vete në ç’do hap që bën. Ka frikë, por vendosë që të hecë bashkë me to në jetë. Ato ende ekzistojnë, por tashmë nuk e kontrollojnë.
Arrit që nëpërmjet vullnetit të tij të ndryshojë këndvështrimin e jetës së tij. Përdori diçka më të fuqishme se truri që përdorim çdo ditë. Dhe vetë kjo është diçka heroike.
Si një Thisea arriti që me çelësin e Ardianës të dalë nga labirinti i mëndjes së tij. Një njeri me të vërtet i Mrekullueshëm!!!

No comments:

Post a Comment